Juventusi i rrëmben Milanit mbrojtësin francez, akord mes klubeve

Nga A2 CNN
12 Gusht 2024, 19:17 | Futboll

Juventusi i rrëmben Milanit mbrojtësin francez, akord mes klubeve

Pasi lojtari u shpreh i gatshëm të largohej nga kuqezinjtë, Milani dhe Juventusi kanë gjetur akordin për transferimin e mbrojtësit francez Kalulu.

Bardhezinjtë e drejtuar tashmë nga Thiago Motta po synojnë të forcojnë mbrojtjen dhe tashmë janë shumë afër transferimit të lojtarit të Milanit.

Dy klubet kanë rënë dakord për transferimin e lojtarin, ku bardhezinjtë do të kenë të drejtën për blerje për 14 milionë euro, ndërsa Milani do të mbaje 10% të rishitjes së lojtarit.

Ndërkohë, kuqezinjtë kanë realizuar dy afrime në mbrojtje, Pavloviç dhe Emerson Royal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos