Juventusi prezanton bomberin që premton 25 gola: Dua të bëhem një nga më të mirët në botë

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 16:32 | Futboll

Juventusi prezanton bomberin që premton 25 gola: Dua të bëhem

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me fanellën numër 30, kanadezi është shfaqur plot entuziazëm dhe ambicie: "Është një emocion i madh të jem pjesë e Juventusit. Këtë klub e kam dashur me çdo kusht dhe jam i gatshëm të punoj fort".

David, i transferuar nga Lille më 4 korrik, ka vendosur objektiva të qartë: "Në tre sezonet e fundit nuk kam shënuar më pak se 25 gola. E di që Serie A është më taktike dhe më e vështirë, por unë besoj se mund t’ia dal. Do të punoj çdo ditë për ta arritur këtë qëllim".

I pyetur për idhujt e tij, ai përmendi emra legjendarë si Drogba dhe Eto’o, ndërsa nga historia e Juventusit përmendi Ronaldon, Dybala-n, Del Piero-n dhe Trezeguet. “Më pëlqente shumë mënyra si shënonin”, tha ai.

Për mundësinë për të luajtur përkrah Vlahovic, ai tha se gjithçka do të varet nga trajneri Tudor, por për momentin po stërviten si qendërsulmues. David shtoi se e ka zgjedhur numrin 30 në nder të ditëlindjes së babait të tij dhe se synon të ndihmojë klubin të rikthehet në majë, shkruan A2 CNN. 

“Jam i ftohtë para portës, ndaj më quajnë ‘Ice Man’. Kjo më ndihmon nën presion. Premtoj por punë dhe gola”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos