Zyrtare: Luis Díaz transferohet te Bayern

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 13:45 | Futboll

Zyrtare: Luis Díaz transferohet te Bayern

Luis Díaz është transferuar te Bayern Munchen nga Liverpool pwr 65,5 milionë paund, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij pas tri vitesh e gjysmë në “Anfield”, shkruan A2 CNN. Kolumbiani 28-vjeçar kreu testet mjekësore të martën në Bavari, pasi Liverpool pranoi ofertën e fundit të gjigantëve gjermanë. Në prononcimin e parë si lojtar i Bayernit, Díaz shprehu emocionin për këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

“Jam shumë i lumtur. Do të thotë shumë për mua që jam bërë pjesë e FC Bayern, një nga skuadrat më të mëdha në botë. Dua të ndihmoj skuadrën time të re me mënyrën time të lojës dhe karakterin tim. Synimi im është të fitojmë çdo trofe të mundshëm, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë si ekip.”

Luis Díaz nisi karrierën si profesionist në vitin 2016 me Barranquilla FC, në kategorinë e dytë të futbollit kolumbian. Pas dy sezonesh kaloi te Atlético Junior, ku fitoi dy tituj kampion, Kupën e Kolumbisë dhe Superkupën. Në verën e vitit 2019 u transferua te Porto, ku në 125 paraqitje shënoi 41 gola dhe fitoi dy tituj kampion, dy kupa dhe Superkupën e Portugalisë.

Në janar të vitit 2022, Liverpool e transferoi në Premier League. Gjatë kohës së tij në Angli, ai zhvilloi 148 ndeshje zyrtare, duke shënuar 41 gola dhe dhënë 23 asist. Me "The Reds", Díaz fitoi Premier League, FA Cup, Community Shield, si dhe dy herë Carabao Cup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos