Granit Xhaka do e vazhdojë karrierën te Sunderland. Mesfushori shqiptar është prezantuar te klubi anglez paraditen e së mërkurës.
Xhaka ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vite, për një shifër që raportohet të jetë 20 milionë euro, edhe pse klubi anglez nuk e ka zbuluar, shkruan A2.
Kështu, Granit Xhaka rikthehet në Premier League, pas një eksperience më parë te Arsenal, ku edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit. (A2 Televizion)