Ka humbur vendin e titullarit, Balliu merr vendimin për të ardhmen

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 08:42 | Futboll

Ka humbur vendin e titullarit, Balliu merr vendimin për të ardhmen

Ivan Balliu ka marrë vendimin sa i përket të ardhmes së tij në futbollin spanjoll.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili ka lindur në Spanjë, por që nga viti 2017 është pjesë e Shqipërisë, ka vendosur të zgjasë marrëveshjen me Rayo Vallecano.

Balliu ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2021, shkruan A2.

33-vjeçarin po e ndiqnin disa klube të tjera spanjolle, të gatshme të përfitonin në verë për ta transferuar me parametër zero. Por, Balliu ka zgjedhur të qëndrojë te Rayo Vallecano deri në vitin 2027, pavarësisht se ka humbur vendin në formacion ndaj rumunit Ratiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos