Dënim i rëndë për Mourinhon pas derbit të Stambollit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 21:16 | Futboll

Dënim i rëndë për Mourinhon pas derbit të Stambollit

Trajneri i Fenerbahçes, José Mourinho, është pezulluar për 4 ndeshje nga Federata Turke e Futbollit pas deklaratave të tij ofenduese pas ndeshjes së së hënës me Galatasarayn.

Mourinho kishte përdorur një frazë të papërshtatshme gjatë konferencës për shtyp, ku u shpreh se kundërshtarët "kërcenin si majmunë", duke iu referuar protestës së pankinës së Galatasaray.

Përveç kësaj, Mourinho u dënua edhe për komentet ndaj arbitrave. Ai kishte shkuar në dhomën e gjyqtarëve pas ndeshjes dhe kritikoi arbitrin e katërt turk, duke thënë: “Nëse do ishe arbitër kryesor, do të ishte një katastrofë”.

Përgjigja e tij për arbitrin Vincic ishte gjithashtu provokuese, ku e falënderoi për "gjykimin e ndeshjes".

Federata ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave dhe ka vendosur pezullimin e trajnerit të Fenerbahçes. Ndërkohë, klubi i Fenerbahçes ka mbrojtur Mourinho dhe ka theksuar se përplasjet me arbitrat dhe akuza për favorizimin e Galatasaray janë pjesë e një konflikti të vazhdueshëm për sistemin arbitrar në futbollin turk.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos