Ish-futbollisti i njohur Ricardo Kaka ka zbuluar formacionin e tij ideal, të përbërë nga lojtarë me të cilët ka ndante dhomën e zhveshjes apo është përballur kundër tyre.
Ajo që bie në sy në 11-shen e tij ideale është mungesa e argjentinasit Leo Messi. Në formacionin e hartuar përshiheshin emra të njohur të futbollit botëror, por për kapitenin e Albiceleste nuk kishte vend.
Kaká zgjodhi Didën në portë, mbrojtja me Cafú në të djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë ndërsa në qendër vendosi italianët Maldini dhe Nesta.
Në mesfushë rreshtohen Iniesta, Zidane dhe Pirlo ndërsa në sulm treshja Ronaldinho, Ronaldo Fenomeni dhe Cristiano Ronaldo. (A2 Televizion)