Chelsea fitoi 3-1 ndaj Aston Villas dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/8 në FA Cup. Londinezët e nisën ndeshjen mjaft mirë, teksa shënuan dy herë në harkun e 20 minutave.
Gallager dhe Nikolas Jackson mbyllën pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë. Në fraksionin e dytë, Enzo Fernandez la dhe firmën e tij dhe hipotekoi kalimin më tej.
Aston Villa realizoi golin e nderit në minutën e 92, me Diabi, por nuk kishte më kohë. Në fazën e 1/8 Chelsea do të përballet me Leeds në duelin e programuar në datën 28 shkurt.
Ndërkohë, në fazën e ardhshme kaloi edhe Nottingham, i cili fitoi vetëm pas penalltive ndaj Bristol City, me të cilën u aktivizua për 120 minuta edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, i cili zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, realizoi edhe penalltinë në fund, por pa mundur të ndihmojë ekipin e tij të kalojë më tej. (A2 Televizion)