Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit në Spanjë solli surprizën e madhe. Atletic Bilbao fitoi 1-0 në fushën e Atletico Madrid dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales.
Vendimtar ishte goli i shënuar me penallti nga Berenguer në minutën e 25-të të lojës. Tashmë skuadrës baske do t’i mjaftojë edhe barazimi në ndeshjen e kthimit më 29 shkurt, për t’u kualifikuar në aktin final të turneut.
Në anën tjetër, madrilenëve të drejtuar nga Simeone u nevojitet fitore me dy gola për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Finalistja tjetër e Kupës së Mbretit do të dalë nga përballja ndërmjet Majorkës dhe Real Sociedad. (A2 Televizion)