PSG fitoi 3-1 ndaj Brest dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Francës. Ekipi i Luis Enriques zhbllokoi rezultatin në minutën e '33 me Mbappe që goditi fort drejt portës dhe dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm 3 minuta më vonë, radha ishte e Pereira që mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave. Në fraksionin e dytë, Munio shkurtoi përkohësisht diferencat derisa Ramos i dha dhe goditjen finale dhe vulosi rezultatin 3-1.
Pas këtij suksesi, Parisi merr një biletë për në çerekfinale të Kupës, ndërsa Brest i jep lamtumirën trofeut. (A2 Televizion)