Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli pasditen e enjtes përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë, që do të luhet sot në ora 16:00 në stadiumin ‘Loro Boriçi’.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, shkruan A2.
Një seancë që nisi fillimisht me disa ushtrime te lehta dhe më pas trajneri Grima dhe stafi provuan vendosje të ndryshme të ekipit në fushë.
Sa i përket organikës së skudrës, mungojnë Eriola Delija dhe Mikaela Metalla për shkak dëmtimesh.
Shqipëria do të luajë sot në Shkodër në orën 16:00 ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë, e vlefshme për raundin e parë të playoff-it të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’. (A2 Televizion)