All - Paragraf - 1

Kombëtarja shqiptare nis sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor. Sot pritet që grupi të jetë i plotë dhe trajneri Silvinho menjëherë të nisë nga puna.
All - Paragraf - 3
Nisja drejt Moldavisë e ekipit do të bëhet ditën e enjte paradite dhe kështu trajneri Silvinho do të ketë në dispozicion katër ditë kohë për t’u përgatitur.
Kombëtarja shqiptare luan fillimisht me Moldavinë në transfertë më 17 nëntor dhe 3 ditë më vonë pret në Tiranë, Ishujt Faroe.
Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë për të prerë një biletë për në Gjermani aty ku do të zhvillohet dhe Europiani i 2024. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2