Kombëtarja shqiptare e futbolli mbylli përgatitjet në Tiranë dhe është gati për ndeshjen me Moldavinë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:11 | Futboll
Kombëtarja shqiptare e futbolli mbylli përgatitjet në Tiranë

Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Arenën Kombëtare, ku për fatin e mirë, i gjithë grupi ishte në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ekipi u stërvit me intensitet të plotë dhe fokusi ishte te loja me top.

Kuqezinjtë shkojnë sot në Moldavi ndërsa pasdite do të zhvillojnë dhe seancën e fundit stërvitore atje.

Atmosfera është pozitive dhe lojtarët janë besimplotë se festa do të nisë që të premten.

Takimi i 17 nëntorit me Moldavinë nis në orën 18:00 sakaq, tri ditë më vonë, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në Tiranë.

Aktualisht, kuqezinjtë kryesojnë me 13 pikë, 2 larg çekëve, 3 nga Polonia dhe 4 larg Moldavisë, ndërsa Ishujt Faroe qëndrojnë në fund me vetëm 1 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos