Kombëtarja U-17 gati për testin e parë miqësor

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2024, 17:38 | Futboll

Kombëtarja U-17 gati për testin e parë miqësor

Kombëtarja U-17 është gati për ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco mbyllën sot me sukses përgatitjet.

Të gjithë lojtarët janë të gjendje të mirë, pa probleme fizike, shkruan A2 CNN. Kombëtarja U-17 ka nisur grumbullimin prej ditës së hënë dhe trajneri Tedesco do t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët e grumbulluar.

Takimi Shqipëri U17 – Poloni U17, do të luhet nesër në orën 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet më 18 tetor, po në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:00.

Hyrja për të gjithë tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” është falas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos