Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, përfundon 0-0 ndeshja në Air Albania

Nga A2 CNN
7 Qershor 2025, 22:41 | Futboll

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, përfundon

Përfundon në barazim 0 me 0 sfida mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, që u luajt ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, dështoi të shënonte me një penallti, e cila do të na çonte në avantazh kundër Serbisë dhe do të na jepte fitoren.

Stadiumi ishte i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që kanë ardhur jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia.

Ndërkohë rikujtojmë se formacionet e të dy skuadrave ishin si më poshtë:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos