Kontratë 6-vjeçare, Barcelona shumë afër nënshkrimit me Nico Williams

Nga A2 CNN
19 Qershor 2025, 11:32 | Futboll

Kontratë 6-vjeçare, Barcelona shumë afër nënshkrimit

Në Spanjë e bëjnë të kryer, Niko Uilliamas është futbollisti më i ri i Barcelonës. Siç shkruhet në media, katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Atletik Bilbao dhe mungojnë vetëm detajet e fundit që çdo gjë të zyrtarizohet.

Bëhet fjalë për një kontratë 6 vjeçare ndërsa Bilbao, nga ky transferim, do të përfitojë rreth 60 milionë euro përfshirë dhe bonuset, shkruan A2 CNN.

Spanjolli ishte shumë afër Bayernit por duket se Barcelona ishte dëshira e tij më e madh pasi ka pranuar të ul dhe rrogën vetëm për t’ju bashkuar katalanasve. Në sezonin e kaluar me Atletik Bilbaon, ai u aktivizua në 29 ndeshje, realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos