Në Spanjë e bëjnë të kryer: Nico Williams është futbollisti më i ri i Barcelonës.
Siç shkruhet në media, katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Athletic Bilbao dhe mungojnë vetëm detajet e fundit që çdo gjë të zyrtarizohet.
Bëhet fjalë për një kontratë 6-vjeçare, ndërsa Bilbao nga ky transferim do të përfitojë rreth 60 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Spanjolli ishte shumë afër Bayern Munchen, por duket se Barcelona ishte dëshira e tij më e madhe, pasi ka pranuar të ulë dhe rrogën vetëm për t’iu bashkuar katalanasve.
Në sezonin e kaluar me Athletic Bilbaon, ai u aktivizua në 29 ndeshje, realizoi 5 gola dhe dhuroi 5 asist. (A2 Televizion)