Kukësi prezanton trajnerin e ri

Nga Ervin Mehmeti
10 Shtator 2024, 17:30 | Futboll

Kukësi prezanton trajnerin e ri

Emiljano Çela është trajneri i ri i Kukësit.

Pas largimit të Ilir Spahiut për arsye familjare, verilindorët kanë rikthyer në krye të pankinës teknikun 39-vjeçar, i cili ka shumë eksperiencë, siç shkruan A2.

Ai është prezantuar në "Kukës Arena" ku verilindorët do të kenë ndeshjen e parë me trajnerin e ri.

Çela e ka drejtuar Kukësin edhe sezonin e shkuar në Superiore, në 3 sfida. Ndërsa tashmë do ta drejtojë atë në Kategorinë e Parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos