Shqipëri-Gjeorgji, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Nga Dea Kozma
10 Shtator 2024, 09:18 | Futboll

Shqipëri-Gjeorgji, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Formacioni fitues nuk ndryshon! Të paktën ky është rregulli i pashkruar në futboll. Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe gjithçka është gati për duelin me Gjeorgjinë.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Ukrainës, trajneri Silvinjo do të luajë me formacionin 4-3-3 dhe me të njëjtit titullar, si në takimin me ukrainasit.

I vetmi dyshim i brazilianit është krahu i djathtë, nëse do të luajë Elseid Hysaj apo do t’i lërë hapësirë, Ivan Balliut, ndërsa pjesa tjetër nuk ndryshon.

Në portë do të jetë Tomas Strakosha, në krahun e majtë Mario Mitaj ndërsa në qendër, dyshja Ismajli dhe Marash Kumbulla.

Edhe mesfusha nuk do të ketë ndryshime me Ramadanin, Laçin, Asllanin ndërsa Bajrami luan sërish në të majtë të sulmit, Asani në të djathtë për të ndihmuar në qendër Rei Manaj.

Arena Kombëtare garanton një atmosferë elektrizuese, me kuqezinjtë që premtojnë një ndeshje të fortë dhe do të hyjnë  në fushë vetëm për 3 pikë ndaj Gjeorgjisë së Kvarashkelias. Dueli do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos