Mbrëmja e të hënës nuk solli surpriza në Ligën e Kombeve pasi në fushë fituan kombëtaret e mëdha. Italia regjistroi fitoren e dytë në grup teksa mundi 2-1 Izraelin. Të kaltrit shënuan nga një gol në secilën pjesë duke e bërë dhe më të thjeshtë detyrën për të marrë tre pikët në fund. Fratessi dhe pas tij Kean hipotekuan suksesin e Italisë duke bërë të pavlefshëm dhe golin e vendasve në minutën e 90.
Edhe në ndeshjen tjetër të grupit, Franca mundi Belgjika dhe fitoren e parë në grup. Gjelat u rikthyen te suksesi pasi fituan 2-0 ndaj belgëve në një ndeshje me shumë emocione dhe raste. Kolo Mouani kaloi në avantazh francezët që në minutën e 27 ndërsa pas tij Dembele në pjesën e dytë i dha edhe goditjen finale. Pas dy ndeshjeve të para, grupin e kryeson Italia me 6 pikë të plota, 3 më shumë se Franca dhe Belgjika që ndodhen në vendin e dytë dhe të tretë ndërsa në fund pozicionohet Izraeli me 0 pikë.
Ndërkohë që në Ligën B, arritën të festonin Uells, Norvegjia, Sllovenia dhe Turqia. Erling Haland ndihmoi kombëtaren e tij për të mundur 2-1 Austrinë. Shtatlarti shënoi golin e dytë që i siguroi fitoren përfaqësues norvegjeze. Pas këtij suksesi, Sllovenia dhe Norvegjia janë në vendin e parë në grup me 4 pikë ndërsa Austria dhe Kazakistani në vendin e tretë dhe të katërt me 1 pikë. (A2 Televizion)