Sfidat çerekfinale të Kupës së Shqipërisë vijojnë këtë të mërkurë me Egnatian dhe Dinamon që zbresin në fushë.
Dy skuadrat pretendente për titullin janë në pozita të kundërta. Egnatia niset nga fitorja 3-1 me Bylisin në ndeshjen e parë dhe është me një këmbë në gjysmëfinale. Rrogozhinasit duhet të reagojnë pas humbjes në kampionat.
“Kemi analizuar ndeshjen e Korçës, por fokusimi është te ndeshja e radhës dhe do të bëjmë më tëmirën. Mini krizë jo, ishte një ndeshje e dobët e jona, por janë gjëra që ndodhin. Mendoj që duhet të jemi të përqëndruar te ajo që shfaq skuadra jonë, çdo ekip ka objektivin e vet, mendoj të kalojmë shpejt nga kjo dhe tërikthehemi me shumë përqëndrim. Përderisa ndeshja është e hapur, me dy takime, gjithçka mund të ndodh, do të jetë Egnatia më e mirë në fushë dhe ne jemi tëpërqëndruar te ajo ndeshje. Asgjë ska mbaruar, kemi marrë një rezultat të mirënë Ballsh. Duhet të kalojmë në fazën tjetër dhe rotacion do të ketë shumë pak”, tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
Dinamo niset nga humbja 2-0 me Skënderbeun. Blutë e Ilir Dajës kërkojnë një mrekulli në Korçë, shkruan A2 CNN.
Egnatia dhe Bylisi zbresin në fushë prej orës 13:30, ndërsa Skënderbeu-Dinamo nis në 16:30. (A2 Televizion)