Njësoj si në luftë, 30 000 agjentë policie në derbin Galatasaray-Fenerbahçe

Nga Dea Kozma
25 Shkurt 2025, 13:20 | Futboll

Njësoj si në luftë, 30 000 agjentë policie në derbin

30 mijë agjentë policie ishin të pranishëm në derbin mes Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Dueli që përfundoi me rezultatin 0-0 vendosi përballë dy skuadrat kryesuese të kampionatit turk ku tensioni ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës, shkruan A2.

Edhe pse rrjetat nuk u prekën, pati shumë polemika që nuk kaluan lehtë nga tifozët. Fenerbahçe u ankua për një gol të anuluar në pjesën e parë, ndërsa Galatasaray protestoi për dy penallti të paakorduara.

Në fund të derbit, tifozët e Fenerit hodhën fishekzjarre ndaj kundërshtarëve të tyre, ku disa prej tyre mbetën të plagosur, por për fatin e mirë jashtë rrezikut për jetën.

Pas këtij takimi, Galatasaray kryeson me 64 pikë, ndërsa Fenerbahçe qëndron në vendin e dytë me 58 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos