Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti, përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 12:22 | Futboll

Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti, përcaktohen katër

Është hedhur, paraditen e kësaj të mërkure, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Gjatë hedhjes së shortit të pranishëm ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Egnatia–Laçi, Partizani–Kukësi, Vllaznia–Erzeni dhe Tirana–Teuta.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20–21 shkurt dhe 5–6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë.

Sipas FSHF, në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Laçi–Egnatia: 20/21.02.2024 / Egnatia–Laçi: 05/06.03.2024

Teuta–Tirana: 20/21.02.2024 / Tirana–Teuta: 05/06.03.2024

Kukësi–Partizani 20/21.02.2024 / Partizani–Kukësi: 05/06.03.2024

Erzeni–Vllaznia: 20/21.02.2024 / Vllaznia–Erzeni: 05/06.03.2024 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos