Të mërkurën do të mësohen dhe dy finalistët e Kupës së Shqipërisë. Partizani-Egnatia dhe Dinamo -Vllaznia 4 ekipe që do të luftojnë për dy bileta në finalen e madhe.
Të kuqtë e kryeqytetit presin në Arenën e Demave Egnatian, kampionen në fuqi. Ekipi i Gegës vjen në avantazhin e një goli nga ndeshja e parë në Rrogozhinë megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu.
Egnatia kërkon të mbrojë trofeun dhe për këtë synon përmbysjen e rezultatin ndaj ekipit të kuq.
Në anën tjetër llogaritë janë të hapura mes Vllaznisë dhe Dinamos në stadiumit Elbasan Arena.
Pas barazimit pa gola në Shkodër, të dyja skuadrat do të luftojnë për të marrë një biletë në finale.
Të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen këtë të mërkurë në orën 19:00. (A2 Televizion)