Nuk ka surpriza! Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, fitojnë skuadrat favorite

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 15:54 | Futboll

Nuk ka surpriza! Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë,

Këtë të mërkurë është luajtur edhe turi i tretë i Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu fitoi 4-0 me Turbinën për 1/16 e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar më tej.

Po ashtu, Dinamo City mposhti me shifrat 3-0 Ilirinë. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Dennison që arriti të gjej portën dy herë brenda pak minutash e ndërsa Marku vulosi rezultatin përfundimtar.

Nga ana tjetër, Bylis kaloi në turin tjetër me një rezultat bindës. Ato arritën të mundin me rezultatin 4-1 Murlanin falë një tregolëshi të Oulare dhe një tjetër realizimi të Hodos.

Me sukses ia dolën edhe Apolonia, Besa, Kastrioti, Korabi, Lushnja, Luzi, Oriku, Vora, Tomori dhe Turbina fitoi 4-0 me Koplikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos