
Spektakël, emocione dhe shumë gola. Mbrëmja e së martës në Champions League zbriti në fushë gjigandë të futbollit botëror që luajtën ndeshjet e raundit të 5 në arenën e madhe europiane.
Fitore të madhe regjistroi Chelsi që mundi 3-0 Barcelonën në “Stamford Bridge”. Në minutën e 27 një autogol i Kounde zhbllokoi shifrat. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjërat për miqtë u vështirësuan dhe më shumë kur Araujo mori kartonin e dytë të verdhë duke i lënë katalanasit me dhjetë lojtarë.
Në pjesën e dytë, Estevao dyfishoi falë një aksion të bukur personal, ndërsa Delap i dha edhe goditjen finale duke mbyllur gjithçka me rezultatin 3-0.
Kjo ishte fitorja e tretë në pesë ndeshje për Chelsean, që tani shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Barcelona mbetet me 7 pikë, shkruan A2.
Juventus regjistroi fitoren e parë në këtë fazë duke mundur 3-2 Bodo Glimt. Bardhezinjtë vuajtën në 45 minutat e parë dhe u ndëshkuan nga Blomberg pas goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, skuadra e Spallettit u përpoq të reagojë dhe përmbysi rezultatin me Openda dhe McKennie. Pak para shtesës Bodø barazon me penallti me Fet, por kur të gjithë mendonin se gjithçka ishte mbyllur, David la firmën e tij dhe i dhuroi tre pikë Zonjës së Vjetër.
Surprizë ishte dhe Leverkusen që mundi 2-0 Manchester City në Etihad Stadium. Aspirinat realizuan me Alex Grimaldo dhe mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, City u përpoq të reagojë por në momentin më Patrick Schick dyfishoi për gjermanët. Kjo ishte humbja e parë për Manchester City-n.
Edhe Napoli nuk e diskutoi fitoren teksa mundi 2-0 Qarabag. Gjithçka u vendos në fraksionin e dytë, kur McTomminey dhe një autogol i Jankovic vendosën fatin e kësaj sfide.
Në takimet e tjera, Marseja mundi 2-1 Newcastle, Dortmund i dha një leksion 4-0 Villarealit ndërsa Ajax fitoi 0-2 ndaj Benfica. (A2 Televizion)
