Chelsea i jep fund serisë spektakolare të Barcelonës

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 17:32 | Futboll

Chelsea i jep fund serisë spektakolare të Barcelonës

Barcelona, me humbjen 3-0 ndaj Chelsea, i dha fund një serie të jashtëzakonshme prej 53 ndeshjesh radhazi ku kishte shënuar të paktën një gol.

Herën e fundit që ekipi i drejtuar nga Hansi Flick kishte mbetur pa gol ishte më 15 dhjetor 2024, kur humbën 0-1 në shtëpi ndaj Leganes, në javën e 17 të La Liga, shkruan A2.

Barcelona luajti në "Stamford Bridge" pothuajse 55 minuta me dhjetë lojtarë, pasi Ronald Araujo u ndëshkua me karton të kuq.

Nga 53 ndeshjet e tyre radhazi me gola, 33 kanë qenë në kampionat.

Seria e tyre në Spanjë mbetet e paprekur dhe qëllimi është të tejkalojnë rekordin prej 37 ndeshjesh radhazi me të paktën një gol të shënuar, të vendosur nga Barcelona e Ernesto Valverdes në vitin 2019.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos