Kush do kalojë në gjysmëfinale? Bayern dhe Real Madrid në kërkim të përmbysjeve

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 10:20 | Futboll

Kush do kalojë në gjysmëfinale? Bayern dhe Real Madrid në

Sot në mbrëmje do të shpërndahen dhe dy biletat e fundit për në gjysmëfinale. Llogaritë e kualifikimit janë të hapura në San Siro aty ku Inter dhe Bayern përplasen me njëra-tjetrën për një biletë në gjysmëfinale.

Zikaltërit kanë fituar 2-1 ndeshjen e parë në Alianz Arena megjithatë kjo nuk bën asgjë të sigurt për italianët. Jo më kot është konsideruar një finale e parakohshme me dy ekipet që këtë sezon ëndërrojnë të fitojnë çdo trofe të mundshëm.

Ekipi i Simone Inzgahit po kalon një formë të shkëlqyer teksa kanë humbur vetëm dy nga 19 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Detyra do të jetë shumë e vështirë për Bayernin dhe veçanërisht për Kane që të gjejë hapësira në porën zikaltër.

Sa i përket organikës së dy skuadrave, Italianët nuk kanë të përhershmit Zielinski dhe Dumfris ndërsa bavarezët bëjnë llogaritë pa Dejvis, Musiala, Neuer dhe Upamecano. 

Ndeshje e bukur për t’u parë është dhe ajo në Santiago Bernabeu aty ku Real Madrid ka detyrën e vështirë për të përmbysur Arsenalin pas suksesit 3-0 që topçinjtë regjistruan në ndeshjen e parë. Edhe pse rezultati është i thellë, Los Blancos nuk janë dorëzuar dhe janë gati për të luftuar deri në sekondën e fundit.

Në 6 raste kur madrilenët janë mundur me 3 gola në ndeshjen e parë, vetëm në tre prej tyre kanë arritur që të përmbysin shifrat. Real bën llogaritë pa Carvajal dhe Militao, të dëmtuar ndërsa Camavinga mori karton të kuq ndeshjen e kaluar. Ndërkohë Topçinjtë e kanë infermierin e mbushur me Jesus, Havertz, Tomijasu, Gabriel dhe Calafiori. 

Të dyja ndeshjet do të luhen sot në orën 21:00.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos