La Liga/ Reali kap Barcelonën në krye, Getafe përmbys Atletico Madrid

Nga Erald Kodhelaj
10 Mars 2025, 13:45 | Futboll

La Liga/ Reali kap Barcelonën në krye, Getafe përmbys Atletico

Reali i Madridit nuk dorëzohet në garën për titullin kampion të Spanjës. “Los Blancos” arritën përkohësisht Barcelonën në krye të renditjes, falë suksesit 2-1 në shtëpi përballë Rayo Vallecano.

Dueli i javës së 27-të u zhbllokua nga Mbappé në minutën e 30-të, teksa katër minuta më pas Vinicius Junior dyfishoi shifrat duke hipotekuar suksesin e skuadrës së Ancelottit, shkruan A2.

Pavarësisht goditjes së shpejtë, miqtë nuk u dorëzuan dhe shkurtuan diferencën me Pedro Diaz në shtesën e pjesës së parë. Reali arriti të mbronte avantazhin minimal, duke triumfuar në derbin e vogël të Madridit.

Ata u ngjitën në kuotën e 57 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona kryesuese dhe kaluan me një pikë Atleticon, që u befasua në fushën e Getafes.

Rrjeta e Sorloth me penallti krijoi iluzionin e fitores për “Colchoneros”, që kryesonin deri në të 88-ën. Pikërisht aty ndodhi e papritura, pas daljes me karton të kuq të Correas.

Arambarri fillimisht barazoi rezultatin, teksa në shtesë shënoi golin e fitores 2-1, me uruguajanin që i dha një sukses tejet të rëndësishëm Getafes në luftën për mbijetesë.

Humbja ëhstë një këmbanë alarmi për Atleticon, edhe sepse të mërkurën luhet dueli deciziv në 1/8 e Champions kundër Realit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos