Kategoria Superiore, Dinamo e Partizani synojnë rikthimin te fitorja

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 10:21 | Futboll

Kategoria Superiore, Dinamo e Partizani synojnë rikthimin te fitorja

Pas fundjavës pushim, Kategoria Superiore kthehet për ndeshjet e javës së 29.

Pasditen e sotme, duke nisur prej orës 17:00, Dinamo dhe Partizani zbresin në fushë, me synimin që të rigjejnë fitoren.

Pas disfatës me Egnatian, dinamovitët luajnë ndaj Bylisit, shkruan A2.

Në anën tjetër, Partizani duhet të harrojë humbjen me Vllazninë dhe kthesa kërkohet nga transferta me Skënderbeun.

Ndeshjet do të vijojnë të martën, me përballjet Laçi-Egnatia, klasiken Tirana-Vllaznia dhe ndeshjen Teuta-Elbasani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos