Leao bën skena gjatë zëvendësimit, shikoni reagimin e Igli Tares

Nga A2 CNN
15 Mars 2026, 22:54 | Futboll

Leao bën skena gjatë zëvendësimit, shikoni reagimin e Igli

Në minutën e 66 të ndeshjes Lazio-Milan, Rafael Leao u bë protagonist për keq, pasi nuk ishte dakord që t’i linte vendin gjermanit Fulkrug.

Portugezi doli ngadalë nga fusha, duke protestuar hapur, edhe pse kuqezinjve i duhej të përmbysnin rezultatin 1-0, shkruan A2.

Në këtë moment regjia fokusoi drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili u shfaq i nervozuar me situatën.

Tare foli me Matteo Gabbian, duke iu ankuar për sjelljen e yllit të ekipit, i cili më pas refuzoi edhe përqafimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos