
Ndeshja mes Vorës dhe Partizanit përfundoi në barazim 2-2.
Të kuqtë e panë veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, pasi për Vorën shënoi Luis Felipe dhe Çibuike.
Në frymën e fundit të fraksionit të parë ishte Doumbia, që ktheu Partizanin në lojë. Ky i fundit la të kuqtë me 10 lojtarë në minutën e 90-të, shkruan A2.
Partizani nuk u dorëzua deri në fund dhe autogoli i Çibuikes në minutën e 95 i dha një pikë ekipit të Kërnajës.
Me këtë barazim, vendi i katërt në “Final Four” mbetet i të kuqve, ndërsa Vora rimerr vendin e shtatë në renditje me po aq pikë sa Bylisi i vendit të tetë dhe 3 pikë më shumë se Tirana dhe Flamurtari. (A2 Televizion)