AEK-u i shqiptarëve, goleadë në Conference League

Nga A2 CNN
13 Mars 2026, 09:08 | Futboll

AEK-u i shqiptarëve, goleadë në Conference League

U luajtën mbrëmjen e së enjtes katër duelet e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Conference League.

Ra në sy triumfi 4-0 në transfertë i AEK-ut të Thomas Strakoshës, Stavro Pilios dhe Lazaros Rota, shkruan A2.

Ndërkohë që në duelet e tjera, Fiorentina triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj polakëve të Rakov, teksa goli i fitores u realizua në minutën e 93 me penallti.

Dy duelet e tjera, Crystal Palace-AEK Larnaka dhe Sigma Olomuc-Mainz u mbyllën me të njëjtin rezultat: 0-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos