Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.
Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm disa ushtrime në palestër.
Në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet këtë të martë, më datën 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45. (A2 Televizion)