Kriza e Realit, Jose Mourinho në qendër të polemikave në Madrid

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 12:22 | Futboll

Në Madrid nuk flitet vetëm për pikët e humbura. Në qendër të vëmendjes është Jose Mourinho dhe një tjetër kapitull i përplasjeve të tij me botën e futbollit spanjoll.

Trajneri portugez ka ndezur polemika me deklaratat e tij ndaj arbitrave, duke vënë në pikëpyetje vendimet e gjyqtarëve dhe duke folur për presion ndaj tyre. Deklarata që kanë sjellë edhe thirrje publike për sanksionimin e tij.

Por debati është zgjeruar edhe më tej. Pas kritikave të presidentit të LaLiga-s, Javier Tebas, ndaj pretendimeve të Real Madridit për arbitrimin, klubi madrilen ka reaguar zyrtarisht, duke kërkuar edhe largimin e tij nga drejtimi i kampionatit spanjoll.

Në këtë klimë tensioni, Reali po përballet edhe me problemet në fushë. Skuadra është aktualisht e katërta në La Liga dhe gjendet gjashtë pikë pas Barcelonës pas shtatë javësh.Mourinho eshte rikthyer në Madrid… por bashkë me të duket se janë kthyer edhe polemikat që e kanë shoqëruar gjithmonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos