The Last Dance, Leo Messi përgatitet për ndeshjen e fundit me Argjentinën

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 12:24 | Futboll

Një kapitull i jashtëzakonshëm i futbollit argjentinas po shkon drejt fundit. Lionel Messi do të veshë për herë të fundit fanellën e Argjentinës më 6 tetor, në miqësoren ndaj Beninit, në një ndeshje që do të shërbejë si lamtumira e tij zyrtare nga kombëtarja.

Për këtë moment të veçantë është përgatitur edhe një fanellë speciale për numrin 10. Dizajni i saj i kushtohet historisë së Messit me Argjentinën, ndërsa numri 10 në shpinë është i artë dhe lidhet me simbolikën e flamurit argjentinas.

Messi largohet pas 21 vitesh me kombëtaren, 207 ndeshjeve dhe 125 golave, duke lënë pas titullin e Botërorit 2022, dy Copa América dhe një trashëgimi që ka shënuar një epokë të tërë të Albicelestes.

Por pas lamtumirës së kapitenit, Argjentina duhet të nisë edhe një cikël të ri. Dhe në qendër të këtij projekti pritet të jetë Lionel Scaloni.Federata Argjentinase po punon për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin. Raportimet më të fundit flasin për një kontratë deri në Copa América 2028*, me mundësi zgjatjeje deri në Botërorin 2030. Marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.

Pas Messit, Argjentina kërkon të mos mbyllë një epokë, por të nisë një tjetër… dhe Scaloni mund të jetë njeriu që do ta udhëheqë këtë tranzicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos