“Dhamë shpirtin, por fati s’ishte në anën tonë”, Asllani reagon pas humbjes me Turqinë: Dhimbje e madhe

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 12:18 | Futboll

“Dhamë shpirtin, por fati s’ishte në anën

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, nuk e ka fshehur dhimbjen për humbjen në finalen përballë Turqisë, që u mohoi “dardanëve” pjesëmarrjen historike në Botëror.

Ndonëse ishte një nga më të mirët në fushë, dhe iu afrua golit, Asllani nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë gjatë sfidës së djeshme në “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli në ngjitje i Kosovës shprehet: “Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë.  Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, shkruan ai në rrjetet sociale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos