
Shuhet ëndrra e një kombi. Pas Shqipërisë dhe Kosova mbylli rrugëtimin për në Kupën e botës duke u mundur 0-1 nga Turqia në finalen e Play Off-it, shkruan A2CNN
Në një stadium të mbushur me tifozë që gumëzhinin për 90 minuta, dardanët bënë një paraqitje të mirë ndonëse përballë kishin disa prej yjeve të futbollit botëror.
Emocionet më të forta ishin në pjesën e parë, kur përfaqësuesja e Kosovës pati rastin me Fisnik Asllanin, por vetëm shtylla i mohoi festën lojtarit, ndërsa më pas Muriqi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë.
Edhe pas kësaj, dardanët provuan disa herë për të kaluar në avantazh por pa sukses. Në pjesën e dytë, miqtë u munduan të reagojnë. Në momentin më të mirë, Turqia kaloi në avantazh pas një aksioni individual të Yildiz.
Ylli i Juventusit hyri në zonë, pasoi për Kokçu, i cili goditi keq, por topi shkoi në këmbët e Akturkoglu.
Pavarsisht se ekipi i Franko Fodës besoi deri në fund te mrekullia, në fund festa ishte e Turqisë që rikthehet të luajë në botëror pas 24 vitesh mungesë.
Kosova na bëri të besojmë deri në sekondën e fundit dhe ndoshta me pak fat, mund ta arrinin biletën historike, Fokusi tani shkon në ligën e kombeve në shtator, aty ku luan në Ligën B me Izraelin Austrinë dhe Republikën e Irlandës. (A2 Televizion)