“Lodhja nuk është justifikim”, Mitaj flet për transferimin në Arabi

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 23:30 | Futboll

“Lodhja nuk është justifikim”, Mitaj flet për

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj ka reaguar pas ndeshjes me Gjeorgjinë, ku Shqipëria humbi minimalisht në Air Albania me rezultatin 1-0.

Mitaj u shpreh se lodhja nuk duhet të përdoret si justifikim për këtë ndeshje, teksa shtoi se Shqipëria duhet të kishte shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara.

“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje para dy ditësh. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm.

Ishte më e thjeshtë për ne se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë por kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe humbëm.

Lodhja? Edhe ne,  edhe ata kishim ndeshje para tre ditësh. Normale të jesh pak i lodhur por nuk besoj se ishte ajo gjëja që humbëm këtë ndeshje”, tha Mitaj.

Me tej, Mitaj foli dhe transferimin e tij të bujshëm në Arabinë Saudite dhe përse e mori këtë vendim.

Pse në Arabi Saudite? Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, tha Mitaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos