Tirana kuqezi, tifozët pushtojnë kryeqytetin në prag të ndeshjes me Gjeorgjinë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2024, 18:52 | Futboll

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për kompeticionin Nations League.

Edhe njëherë Tifozët Kuqezi nuk kanë zhgënjyer, por kanë ofruar një panoramë të një tifozerie të zjarrtë që qëndron pranë kombëtares shqiptare në çdo rrugëtim të saj.

Me thirrje për Shqipërinë, por edhe Kosovën, tupanët kanë ndezur rrugët e kryeqytetit, duke sjellë një festë të vërtetë për qytetarët, por edhe turistët e shumtë.

Lojtarët e 12 të Kombëtares tonë u grumbulluan edhe këtë herë në sheshin tek Vëllezërit Frashëri dhe e shpërndanë këngën kuqezi në çdo cep të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos