"Luftë" guerrile në Sevilje, përplasen tifozët e Real Betis dhe Fiorentinës

Nga A2 CNN
1 Maj 2025, 21:41 | Futboll

Përleshje të ashpra janë regjistruar në Sevilje mes tifozëve të Real Betis dhe Fiorentinës disa orë para ndeshjes midis tyre në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Sipas mediave lokale, në Alameda de Hércules, në qendrën e qytetit andaluzian, grupe ultrasish ranë në kontakt, duke shkaktuar një luftë "guerile" që përfshiu hedhjen e objekteve dhe sendeve të forta.

Ndërhyrja e policisë parandaloi kontaktin e drejtpërdrejtë midis fraksioneve kundërshtare dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestime.

“Diario de Sevilla” raporton se forca policore identifikuan më pas njëqind mbështetës vjollcë, duke sekuestruar balaklava dhe tuba plastikë të maskuar si flamuj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos