Mario Mitaj firmos me ekipin e Serisë A

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 20:51 | Futboll

Mario Mitaj firmos me ekipin e Serisë A

Mbrojtësi i kombëtares shqiiptare Mario Mitaj është huazuar nga Al Itihad te Genoa në Seria A, duke u rikthyer në futbollin europian. Klubi italian bën me dije se huazimi ka kapur vlerën 2 milionë euro, ndërsa aktivizimi i opsionit të blerjes së kartonit kushton 4,5 milionë euro.

"Genoa njofton se ka zyrtarizuar me Al-Ittihad transferimin, në formë huazimi me opsion blerjeje, të mbrojtësit të krahut Mario Mitaj", thuhet në njoftim. 

Mitaj e nisi rrugëtimin si futbollist te AEK-u i Athinës, përpara se të transferohej te Lokomotiva e Moskës. Më pas ai iu bashkua Al Ittihad në Arabinë Saudite, ku arriti të fitojë edhe titullin kampion.

Megjithatë, mbrojtësi shqiptar doli jashtë planeve të klubit saudit për shkak të kufizimeve mbi numrin e lojtarëve të huaj të lejuar në kampionat, çka hapi rrugën për rikthimin e tij në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos