Dinamo fiton bindshëm dhe kalon në turin e tretë të Conference League

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 07:13 | Futboll

Dinamo fiton bindshëm dhe kalon në turin e tretë të

Dinamo u kualifikua për në raundin e tretë të Conference League, teksa mposhti bindshëm 3-0 sllovenët e Aluminij.

Në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Lorenco Vila, Qefalija dhe Përndreca ishin autorët e golave për ekipin e Ilir Dajës, shkruan A2.

Pasi takimi i parë në Slloveni përfundoi në barazim 1-1, Dinamo tregoi superioritet duke dominuar pothuajse në të gjitha aspektet kundërshtarin, në një përballje që mund të shkonte akoma dhe më keq për këta të fundit nëse futbollistët dinamovitë do t’i shfrytëzonin edhe shanset e tjera për gol.

Tashmë, Dinamo shkon në turin e tretë të kualifikueseve të Conference League, ku do të sfidojë letonezët e Audas, që mposhtën rumunët e Steauas së Bukureshtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos