Pagesë 500€ për konferencën! Vijon kaosi në kombëtaren italiane, gazetarët kundër drejtuesve

Nga Dea Kozma
31 Korrik 2026, 13:05 | Futboll

Kombëtarja italiane është përfshirë në një kaos të vërtetë. Polemikat rreth drejtimit të ri të Azzurrëve vazhdojnë të jenë të pandërprera. Pas emërimit të trajnerit të ri  Roberto Mançini, u duk se projekti po rindërtohej por nuk ka rezultuar kështu. Siç raportohet në mediat italiane, konference për shtyp e prezantimit të trajnerit të ri Mançini dhe drejtorit teknik Claudio Ranieri, nuk është ofruar falas.

Federata ka kërkuar pagesë për pamjet televizive të prodhuara prej saj, duke e quajtur një kosto teknike të trashëguar që nga viti 2020..Sipas presidentit të federatës italiane, Giovanni Malagò, kjo nuk është diçka e re. Ka ndodhur që nga viti 2020. Kreu i federatës italiane, ka kërkuar që në një konferencë për shtyp të respektohej imazhi i trajnerit dhe drejtorit teknik dhe mbi të gjitha të drejtat televizive.

Nëse është bërë ndonjë gabim, ju garantoj se do të korrigjohet." Ky ishte komenti i presidentit të Federatës italianë të futbollit, Giovanni Malago.

Sipas rregullave  të reja nga Federata italiane e futbollit, një konferencë për shtyp e trajnerit italian do të jetë e hapur për gazetarët por jo për kamerat, të cilat janë rreptësisht të ndaluara. Imazhet do të prodhohen nga Federata italiane dhe do t'u ofrohen direkt mediave përkatëse, për një tarifë, 500 € plus TVSH, dhe 1,200 €  plus TVSH për agjencitë. Sindikatat e gazetarëve e quajtën këtë një sulm ndaj lirisë së informimit.

Më herët polemika kishte dhe për zgjedhjen e trajnerit të ri. Pas dështimit të emërimit të Andrea Pirlos si trajner i Italisë, për shkak të lidhjes së tij me një kompani ruse bastesh, Paolo Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjen nga postet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit, duke thelluar kështu krizën në kampin italian. Për t'i dhënë fund kësaj, në bankinë u kthye Roberto Mançinin, trajnerin që udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020, me objektivin e vetën për ti rikthyer të kaltërit mes elitës së futbollit botëror. Një detyrë e vështirë por jo e pamundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos