
55 federatat anëtare të UEFA-s kanë votuar për të bojkotuar Kupën e Botës nëse FIFA vijon me planin e saj për të shitur pjesë të aksioneve në kompeticionet që organizon tek investitorë privatë.
Vendimi u mor në një mbledhje urgjente të zhvilluar të enjten, ku u diskutuan propozimet që FIFA, organi drejtues i futbollit botëror, shpalli të martën.
UEFA, institucioni që drejton futbollin europian, e kishte bërë të qartë kundërshtimin e saj duke publikuar dy deklarata tepër kritike ndaj këtyre planeve. Votimi i së enjtes e ka konfirmuar edhe një herë këtë qëndrim të fortë.
Bojkoti do të përfshinte të gjitha kompeticionet e FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj, Kupën e Botës për femra dhe Kupën e Botës për Klube. Ai do të hynte në fuqi nëse propozimet e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, miratohen nga federatat anëtare të organizatës.
Rasti i parë kur ky qëndrim mund të vihet në provë do të jetë në muajin tetor, kur janë planifikuar ndeshjet play-off të Kupës së Botës për femra. (A2 Televizion)