Kylian Mbappé ka denoncuar Paris Saint Germain dhe klubi francez rrezikon telashe të mëdha. Pas prishjes mes qejfmbetjeve të marrëdhënies dhe transferimit te Reali i Madridit, tashmë ka nisur edhe beteja e vërtetë.
Kohët e fundit, përfaqësuesit e yllit të sulmit kishin njoftuar rreth problemeve të mbetura pezull me kampionët e Francës, por tashmë kaluan te faktet. Ata kanë denoncuar PSG-në te UEFA dhe te federata Franceze, për pagesa të pashlyera ndaj futbollistit.
Sipas gazetës “Le Monde”, Mbappe akuzon se nuk i janë paguar 55 milionë euro. Shifrat lidhet me rrogat e pashlyera, si edhe me shpërblimet që bazoheshin në rendimentin në fushë. Përveç detajeve financiare, e përditshmja njoftoi edhe sanksionet e mundshme ndaj klubit.
Nëse gjendet fajtor, Paris Saint Germain rrezikon dënime mjaft të rënda, si në Francë, ashtu edhe në nivel europiane. Një prej sanksioneve më të forta mund të jetë heqja e licencës nga UEFA dhe përjashtimi nga Champions League. Ky vendim do të ishte katastrofik për emrin dhe për financat e klubit. (A2 Televizion)