VIDEO/ Asani i ditëve më të mira, 3 gola spektakolarë në Champions

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 13:22 | Futboll

VIDEO/ Asani i ditëve më të mira, 3 gola spektakolarë

Jasir Asani ka arritur të shënojë tre gola të mrekullueshëm për skuadrën e tij koreane Gwangju në ndeshjen e vlefshme për Champions në Azi ndaj Japonezëve të Yokohama-s.

Mesfushorit shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta për të realizuar perlën e parë teksa goditi nga jashtë zone, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, goli i dytë, i cili e çoi në 3-1 rezultatin për skuadrën e tij, ishte një kryevepër në minutën e 55. Një gol i ngjashëm me atë që Asani ka realizuar ndaj Polonisë në Air Albania. Goli i tretë u shënua në minutat e shtesës, duke e çuar rezultatin final në 7-3.

A2 CNN Livestream

Latest Videos