Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e Kombëtares

Nga A2 CNN
31 Gusht 2025, 12:19 | Futboll

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshjet e

Mesfushori Ylber Ramadani do të mungojë në dy ndeshje e Kombëtares të shtatorit, miqësores me Gjibraltarin më 4 shtator dhe ndeshjes së kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos