
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi se Bashkimi Europian nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të marrë fund.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Maria Zakharova tha: “Rusofobët në BE nuk duan paqe në Ukrainë”.
Zëdhënësja tha se këmbëngulja e Këshillit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar Kievin ishte "nihilizëm ligjor", shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një marrëveshje armëpushimi ende duket larg. (A2 Televizion)