“Besoj në Zot dhe është rus!”, Putin: Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 23:11 | Bota

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, konfirmoi për herë të parë se është i dashuruar. Këtë e bëri gjatë konferencës maratonë të fundvitit, teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët, por nuk zbuloi shumë detaje.

Siç raportoi kanali televiziv Rossiya 1, Presidentin e pyetën gjithashtu nëse ai besonte në dashurinë me shikim të parë, të cilës Putin iu përgjigj po.

Një tjetër moment pikant, pavarësisht se e gjitha e kontrolluar nga Kremlini, ishte ai me propozimin që i bëri të dashurës së tij një gazetar rus.

Madje, ftoi edhe Putinin në dasmë. Gazetari mbante në duar një pankartë “A do të martohesh me mua?”.

“Je veshur sikur je gati për dasmë”, ishte komenti i Putinit.

Më pas presidenti rus zbuloi se beson në Zot dhe se njerëzit e motivojnë.

“Unë besoj në Zotin, i cili nuk do të ndalet kurrë së menduari për Rusinë”, u shpreh Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos